FC Ballkani konfirmon largimin e Dajës: Faleminderit kampion!
Skuadra kampione në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani ka konfirmuar largimin e trajnerit Ilir Daja.
Skuadra nga Suhareka e ka falënderuar trajnerin Daja për kontributin e madh që ka dhënë në klub, derisa është zotuar se do të bëjë zgjedhjen më të mirë për pasardhës të Ilir Dajës në krye të shtabit teknik.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
Faleminderit Ilir Daja!
Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.
Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.
FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.
Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë.
Faleminderit kampion!