FC Ballkani: Mos shpifni, asnjë pagë nuk ua kemi borxh futbollistëve  

08 shkurt 2021 | 12:39

Skuadra e Ballkanit ka reaguar ndaj zërave të fundit se ky klub ua ka borxh nga tri paga futbollistëve.

“Me përgjegjësi iu përgjigjemi se ky lajm nuk qëndron aspak, jo tre apo dy muaj, por çdo muaj jemi duke i respektuar kontratat me futbollistët dhe stafin”, thuhet në reagimin e Ballkanit.

Skuadra e Reagim i plotë nga FC Ballkani:

I nderuar opinion sportdashës dhe me gjerë, ditë me parë ka qarkulluar lajmi nëpër disa ‘media’ dhe ‘analistë’ së klubi i futbollit FC Ballkani iu ka borxhe pagat futbollistëve ku pretendohet së futbollistët s’kanë marrë paga tash e tre muaj.

Me përgjegjësi iu përgjigjemi se ky lajm nuk qëndron aspak, jo tre apo dy muaj, por çdo muaj jemi duke i respektuar kontratat me futbollistët dhe stafin.

Është e vërtetë që kemi vështirësi me pagesa, sikur shumica e klubeve në Kosovë apo më gjerë, por assesi nuk do të kemi probleme me pagat dhe pagesat tjera .
Andaj, ju njoftojmë së lajmi për mos pagesë të pagave nuk qëndron, të gjitha pagat janë komfor afateve kohore.

Një këshillë për ‘analistët’ tanë, mos shpërndani lajme të pavërteta apo dezinformata, vetëm për interesa te klikimeve apo interesave tjera personale,

Faleminderit për mirëkuptim ?
FC Ballkani
Na priftë e mbara

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për deputetë, Arban Abrashi ka bërë me…