FC Ballkani: Të enjten nuk debutojmë vetëm ne, por e tërë Kosova

06 shtator 2022 | 20:00

FC Ballkani ka dalë me një tjetër postim në lidhje me ndeshjen historike që do ta zhvillojë të enjten në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës e nisin fazën e grupeve me takimin kundër ekipit rumun, CFR Cluj që do luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:45.

Duke dashur të nxisë tifozët për të blerë bileta për këtë sfidë, Ballkani në faqen zyrtare ka shkruar se të enjten nuk do të debutojnë vetëm ata, por edhe e gjithë Kosova.

“Të enjten në këtë kompeticion nuk do të debutojë vetëm ekipi kampion, Ballkani, por e tërë Kosova”, thuhet ndër tjerash në postimin e suharekasve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka…