“FC Dinamo” nderon deputetin Elmi Reçica me fanelë të personalizuar
Klubi Futbollistik FC “Dinamo” nga Ferizaj e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, është pretendenti kryesor për tu inkuadruar në Superligë. “Dinamo” falë rezultateve të shkelqyeshme dhe organizimit të brendshëm është e para në grup.
Përfaqësuesit e klubit në fund të sezonit vjeshtor kanë nderuar me mirënjohje deputetin e Kuvendit të Kosovës, veprimtarin Elmi Reçica me mirënjohje të personalizuar.
Kështu ka bërë të ditur deputeti Reçica në llogarinë e vet.
Reçica ka falënderuar përfaqësuesit e klubit “Dinamo” dhe u ka uruar të vazhdojnë me punë dhe angazhim që të ngritet në kategorinë superiore.
“Uroj që vitin e ardhshëm ky ekip të garojë në ligën elitare, gjithashtu urime ju përcjellë lojtarëve, stafit, tifozëve e gjithë sportdashësve ferizajas”, ka shkruar Reçica.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
Pata kënaqësi të pranojë mirënjohje dhe fanelën e personalizuar nga përfaqësuesi i klubit futbollistik, “FC Dinamo” të qytetit të Ferizajt, z. Arian Imeri, të ekipit që çdo vit është ngritur në një kategori më lartë, e që ngërthen në vete histori, suksese, pasion, gjallëri e dashuri ndaj sportit.
Uroj që vitin e ardhshëm ky ekip të garojë në ligën elitare, gjithashtu urime ju përcjellë lojtarëve, stafit, tifozëve e gjithë sportdashësve ferizajas.