FC Drita konfirmon largimin e katër futbollistëve
18 gusht 2020
| 16:01
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani ka konfirmuar se nga skuadra janë larguar katër futbollistë.
Bëhet fjalë për Bunjamin Shabanin, Darko Tofiloskin, Liridon Lecin dhe Lirim Meman.
“Lojtarëve si Darko Tofiloski dhe Liridon Leci iu ka skaduar kontrata me klubin, kurse Bunjamin Shabani dhe Lirim Mema edhe pse kishin kontratë edhe për një vit tjetër, me marrëveshje të dyanshme jemi dakorduar që t’i ndajmë rrugët ndoshta edhe për shkak të hapësirës se vogël që kishin në ndeshje. Ne si klub, i falënderojmë shumë për kontributin e dhënë dhe iu dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës se tyre”, thuhet në njoftimin e Dritës.
(V.Z / Epoka e re)