FC Ferizaj prezanton përforcimet e janarit
01 shkurt 2023
| 11:41
Ferizaj ndonëse gjendet në vendin e fundit në tabelë, nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe në pranverë do të luftojë për ta siguruar mbijetesën. Skuadra ferizajase tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet dhe duket e gatshme për stinorin pranveror derisa edhe ka bërë disa përforcime interesante.
Shtatë prurje të reja besohet se do t’i ndihmojnë asaj të arrijë tek objektivat që i ka.
Çlirim Avdulli, Jasmin Mecinovic, Besar Iseni, Marko Jovanovski, Filip Gligorov, Albin Krasniqi dhe Drilon Islami janë emat e ri që në pjesën e dytë të kampionatit do ta veshin fanellën e Ferizajt.
Ferizaj është i fundit në tabelë me vetëm 13 pikë të tubuara në 18 ndeshje të luajtura në stinorin vjeshtor dhe e pret një punë shumë e madhe.