FC Ferizaj rikthehet në Superligë, presidenti Ademi përgëzon drejtuesit e klubit, stafin, futbollistët dhe tifozët

11 maj 2024 | 18:05

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar FC Ferizajn në rikthimin në AlbiMall Superligë.

“Titulli i kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë – Grupi B është një sukses i merituar pas një edicioni të jashtëzakonshëm për klubin tuaj. Me punën tuaj profesionale, organizimin e mirë, përkushtimin e gjithsecilit në klub dhe mbështetjen e tifozëve arritët që brenda një viti të riktheheni në elitë. Përgëzoj drejtuesit e klubit, stafin, futbollistët, tifozët “Ujqit” dhe të gjithë qytetarët ferizajas për këtë sukses. Uroj që në edicionin e ardhshëm me paraqitjet tuaja t’i jepni hijeshi Superligës dhe të kontribuoni në rritjen e mëtejme të nivelit të futbollit në vendin tonë. Mirë se u riktheve në Superligë! Urime Ferizaj!”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është ri-akredituar në nivel…