FC Ferizaj rrezikon shuarjen

16 mars 2021 | 21:05

Klubi i Ferizajt ka njoftuar se ka bojkotuar stërvitjet për shkak të problemeve financiare, derisa ka paralajmëruar se kjo gjë mund të shkojë shumë larg, deri në tërheqje nga garat.

Postimi i Ferizajt në “Facebook”:

Klubi ynë nga nesër ka vendosur të futet në bojkot, si shkak i gjendjes së rëndë financiare. Edhe përkundër që futbollistët kanë luajtur pa marrë asnjë pagë që disa muaj, dhe pa përkrahje nga askush prapë ata po janë objekt i fyerjeve dhe ofendimeve nga të gjithë.

Futbollistët kanë vendosur të hyjnë në bojkot, duke mos zhvilluar as stërvitjet por edhe as ndeshjet në ligën e parë.

Ju bëjmë apel, tifogrupit Ujqit, dashamirëve të futbollit që nesër në ora 14;00 të jenë në stadium të solidarizohen me ne. Të gjithë së bashku ta shpëtojmë klubin e zemrës nga më e keqja, nga shuarja e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian,…