
FC Ferizaj transferon Borel Moukoko
01 shtator 2022
| 13:57
Skuadra e Ferizajt e ka transferuar mbrojtësin Borel Moukoko, i cili është nga Kameruni por me nënshtetësi gjermane.
“Kemi kënaqësi t’iu informojmë se skuadra jonë është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, lojtarin nga Kameruni me nënshtetësi gjermane. Ai vije në Kosovë pas disa eksperiencave në futbollin gjerman. Ne i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim Moukokos në fanellën tonë”, thuhet në njoftimin e skuadrës që drejtohet nga Arbnor Morina.