FC Ferizaj zhvendoset në Durrës
Skuadra e Ferizajt e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kosovë, kurse nesër (e shtunë) do të udhëtojnë drejt Durrësit për të vazhduar fazën përgatitore. Klubi që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës pritet që në Shqipëri të qëndroj tetë ditë dhe do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese, raporton “Epoka e re”.
“Skuadra jonë përfundon seancën e fundit stërvitore në stadiumin e qytetit! Sot skuadra jonë e ka përfunduar seancën e fundit stërvitore në stadiumin e qytetit, pasi që nesër (e shtunë) në orët e mëngjesit do të udhëtojmë drejtë Shqipërisë, për të vazhduar fazën e dytë të përgatitjeve. Skuadra jonë fazën përgatitore do ta kryej në qytetin e Durrësit, ku do të qëndrojmë 8 ditë dhe do t’i zhvillojmë edhe disa ndeshje kontrolluese”, thuhet në njoftimin e kësaj skuadre.