FC Feronikeli bën homazhe pranë shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovcit

22 shtator 2020 | 16:41

FC Feronikeli në mënyrë të organizuar ka bërë homazhe pranë shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, duke i nderuar për përvjetorin e tyre të 22-të.

Vepra e dëshmorëve të rënë për liri nuk duhet harruar asnjëherë dhe duhet nderuar e përkujtuar gjithmonë, së pari si krenari e pastaj si obligim ndaj atyre që na sollën lirinë.

Në pamundësi të ardhjes në Kosovë, veprën e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit e ka përkujtuar edhe presidenti i klubit, Naser Ramaj.

“Heronj të tillë si Fehmi e Xhevë Lladrovci janë ata që flijuan jetët për liri dhe meritojnë çdo respekt nga ne. Janë të rënët ata që ndërtuan themelet e Kosovës së lirë. Lavdi për Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe për të gjithë heronjtë e luftës”, ka thënë Ramaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të Gjykatës Speciale edhe sot kanë shkuar në zyrat…