FC Kosova Düsseldorf e fillon furishëm në Landesliga, deklason SC Kapellen-Erft me rezultat 4:1
Kosova e Dusseldorfit e ka filluar ashtu si i ka hije në Landesliga.
Skuadra shqiptare në hapje të edicionit të ri shkëlqeu me rezultat 4:1 në konak të SC Kapellen-Erft.
Fitore e thelë në start të kampionatit, duke heshtur të gjithë njohësit e kësaj loje.
Lojë brilante e skuadrës shqiptare që ka president Bujar Neziri, duke i dhënë leksion vendasve.
Tre pikë domethënëse në hapje të edicionit të ri për debutuesin në Landesliga.
“Ndeshja e parë dhe tre pikët e para nga skuadra jonë në kuadër të Landesliga
Klubi ynë nis në mënyrë perfekte sezonin e saj të parë në Landesliga.
Kundër SC Kapellen-Erft klubi ynë si musafir del me 3 pikë me një rezultat përfundimtarë 1:4
Me dy golat e shënuar nga Max Stellmach (39’ 51’) dhe dy të Fatlum Ahmetit (47’ 69’) klubi ynë arrin të dal si fitues nga dueli i sotëm.
Ne falënderojmë të gjithë ata që ishin sot të pranishëm në këtë ndeshje historike për klubin tonë dhe ne vazhdojmë ne javën tjetër të dielen ku presim në shtëpi SC Victoria Mennrath me fillim prej 15:00”, njofton FC Kosova.