FC Kosova Düsseldorf e mbyll sezonin me fitore, vitin tjetër luan në Landesliga
Klubi futbollistik shqiptar FC Kosova Düsseldorf, ka luajtuar lojën e fundit kampionale, duke fitur si musafir me rezultat 3:2. Kjo ishte edhe loja e fundit per shqiptarët në këtë ligë pasi që tani janë shpallur kampion dhe sezonin e aedhshëm luajnë në një rang më lartë në ligën gjermani.
Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare klubit FC Kosova Düsseldorf.
Njoftimi i plotë:
Ndeshja e fundit e sezonit përfundon me rezultat 2-3 në të mirë të ekipit tonë.
Me golat e shënuar nga Resul Ahmeti (7’) Arton Tolaj (62’) dhe Max Stellmach (73’). Klubi ynë përmbyll me fitore ndeshjen e fundit në Bezirksliga dhe shpallet edhe zyrtarisht kampion ku vitin e ardhshëm do të garoj në Landesliga.
Edhe njëherë falëmnderit gjithë atyre që kontribuan dhe ishin afër ekipit për qdo gjë.
Tabela përfundimtarë është bashkangjitur në foton e dytë. Ta shijojmë pushimin dhe të rikthehemi edhe më të fortë
E juaja FC Kosova Düsseldorf 🔴⚫️