FC Kosova Düsseldorf – fituese e kupës së klubeve shqiptare në Gjermani për vitin 2024
Në Stukenbrock, në organizim të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, në bashkëpunim me FC Kastrioti Stukenbrock gjatë uikendit të kaluar, me 30 e 31 mars 2024, u mbajt gara për Kupën e Republikës së Kosovës në futboll për Gjermani për vitin 2024.
Pas përgatitjeve disamuajshe, Kryesia e FFSHGJ kishte arritur që sivjet të organizojë mjaft mirë këtë garë më masovike të futbollit shqiptar jashtë atdheut. Ishte kjo hera e 30-të që mbahet kjo garë, organizuar nga FFSHGJ, kurse fituesi i saj në bazë të marrëveshjes me FFK (Federatën e Futbollt të Kosovës) dhe UKSHFZ (Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër) zhvillon ndeshje kundër klubit fitues të Kupës së Kosovës në Zvicër, garë që orgnaizohet nga UKSHFZ. Pastaj fituesi i ndeshjes mes klubeve nga Gjermania dhe Zvicra takohet me klubin fitues te Kupës së Kosovës.
Në garën e sivjeme morën pjesë 6 klube shqiptare me 7 ekipe. Në fazën e parë garat u zhvilluan në sistem pikësh, ku ekipet ishin ndarë në dy grupe. Për këtë garë ishte paraqitur edhe FC Kosova München, porse vetëm një ditë para garës ajo u tërhoq nga garat duke mos udhëtuar fare në Stukenbrock, prandaj edhe Komisioni i garave nuk bëri ndryshimin e shortit, i cili ishte hudhur një javë më heret. Poashtu edhe KF Kosova Bielfeld pas ditës së parë u tërhoq nga garat duke mos luajtur fare në çerkefinale.
Në fazën e parë të garave kur ato u zhvilluan me sistem pikësh u arritën këto rezultate:
GRUPI A
FC Kastrioti Stukenbrock-FC Kosova Frankfurt 2:1
KF Kosova Bielefeld-FC Kosova Düsseldorf 0:3
FC Kosova Düsseldorf-FC Kosova Frankfurt 3:2
KF Kosova Bielefeld-FC Kastrioti Stukenbrock 0:5
FC Kosova Frankfurt-KF Kosova Bielefeld 7:0
FC Kastrioti Stukenbrock-FC Kosova Düsseldorf 0:0
Tabela
1.FC Kastrioti Stukenbrock 3-2-1-0-7:1 7
2.FC Kosova Düsseldorf 3-2-1-0-6:2 7
3.FC Kosova Frankfurt 3-1-0-2-10:5 3
4.KF Kosova Bielefeld 3-0-0-3-0:15 0
GRUPI B
SC Drita Kosova Kornwestheim – Shqiponjat e Frenzit 2:0
FC Kosova München – FC Kastrioti Stukenbrock II 0:3 (Z)
FC Kastrioti Stukenbrock II-Shqiponjat e Frenzit 1:1
FC Kosova München – SC Drita Kosova Kornwestheim 0:3 (Z)
Shqiponjat e Frenzit – FC Kosova München 3:0 (Z)
SC Drita Kosova Kornwestheim – FC Kastrioti Stukenb. II 4:0
Tabela
1.SC Drita Kosova Kornwesth. 3 3 0 0 9:0 9
2.Shqiponjat e Frenzit 3 1 1 1 4:3 4
3.FC Kastrioti Stukenbrock II 3 1 1 1 4:5 4
4.FC Kosova München 3 0 0 3 0:9 0
Ndeshjet e çerkfinalës:
FC Kastrioti Stukenbrock – I LIRË
Shqiponjat e Frenzit – FC Kosova Frankfurt 3:2
SC Drita Kosova Kornestheim – E LIRË
FC Kosova Düsseldorf – 3B FC Kastrioti Stukenbrock II 7:0
Ndeshjet gjysemfinale:
FC Kastrioti Stukenbrock- Shqiponjat e Frenzit 3:0
SC Drita Kosova Kornwestheim-FC Kosova Düsseldorf 0:2
Për vend të tretë (Njëmbëdhjetmetershat):
Shqiponjat e Frenzit-SC Drita Kosova Kornwestheim 4:1
Finalja:
FC Kastrioti Stukenbrock-FC Kosova Düsseldorf 0:1
Më të mirët në garën për kupën e Kosovës në Gjermani për vitin 2024
Vendi I: FC Kosova Düsseldorf
Vendi II: FC Kastrioti Stukenbrock
Vendi III: Shqiponjat e Frenzit
Vendi IV: SC Drita Kosova Kornwestheim
Ekipi më Fair Play: FC Kastrioti Stukenbrock II
Futbollisti më i mrë: Leon Morina (Stukenbrock)
Portieri më i mirë: Leon Hasani (Düsseldorf)
Golashënuesi: Joshua Sumbunu (Düsseldorf)
Sipas rezultateve të arritura në grupe, në çerekfinale dhe në gjysëmfinale, në ndeshjen finale u takuan FC Kastrioti Stukenbrock dhe FC Kosova Düsseldorf, ndeshje e cila u transmetua drejtpërdrejt në TV Diaspora.
Të dy ekipet në këtë garë treguan futboll cilësor dhe sikurse në ndeshjen që e zhvilluan në grup (në fazën e parë ishin në të njëjtin grup) ashtu edhe në ndeshjen finale ishin kundërshtarë shumë të barabartë, por në bazë të rasteve të volitshme për shënim gjendja ishte 3:2 për Kastriotin, porse asnjërin nga ato raste asnjëri ekip nuk arriti të konkretizojë në gola.
Derisa ndeshja e parë mes Kastriotit nga Stukenbrock i cili ishte fitues i kësaj gare nga viti i kaluar dhe FC Kosova Düsseldorf u mbyll pa gola, edhe ndeshja finale ishte gati të mbyllet me rezultat të barabartë e që do të duhej të luheshin vazhdimet, porse në sekondat e fundit të takimit në gjashtëmbëdhjetëshin e Kastriotit një sulmues i Düsseldorfit u ndal në mënyrë të palejuar me çka u fitua gjuajtja e dënimit nga e cila golashënuesi më i mirë i garës Joshua Sumbubu ishte i sakt duke mposhtur portierin shumë të mirë të Kastriotit, Feim Statovcin. Dhe pas këtij goli nga gjuajtja e dënimit as që kishte kohë më të niset topi nga qendra pasi ndeshja u mbyll, më çka FC Kosova Düsseldorf u bë fituese e kësaj gare.
Ndeshjet e kësaj gare i gjykuan: Rexhep Potoku, Naim Gela, Andre Pecher, Dima Kleemann, Luca Sundermeier, Justin Herney, Miroslav Djorgjevic, Philip Schäfer, Nils Kosfeld, Sven Klings, Roman Kuhn, Fedor Stasuk dhe Maximilian Lohmeier. Kurse e gjithë gara u përcoll nga TV Diaspora.
Me të mbaruar ndeshja finale, organizatori i kësaj gare, FFSHGJ, për më të mirët ndau kupa, medalje e mirënjohje, të cilat u ndanë nga Ruzhdi Statovci, kryetar, Enver Muzliukaj, nënkryetar e Mustafë Bellaina, anëtar të Kryesisë së FFSHGJ, dhe Miftar Dragidella (kryetar) e Sylë Fetaj (anëtar) të Komisionit të garave.
Me pranimin e kupave, mirënjohjeve dhe medaljeve të arta futbollistët, shtabi teknik dhe udhëheqësia e FC Kosova Düsseldorf filluan festimin e këtij triumfi, i cili ishte i merituar.