FC Kosova Düsseldorf i jep leksion rivalit të qytetit TuRU Düsseldorf duke e mposhtur me rezultat 3:0
Kosova e Dusseldorfit nuk njeh humbje në pesë javët e para. Ajo ka 4 fitore e 1 barazim në Landesliga, dhe momentalisht është në vendin e dytë në tabelë. VfL Juchen-Garzweiler kryeson me 15 pikë e cila ka dy më shumë se Kosova në pozitën e dytë.
Kuqezinjtë edhe pse kanë luajtur në qytetin e tyre, megjithate ishin musafir ku fituan me rezultat 3:0 ndaj TuRU Düsseldorfit.
Djelmoshat e klubit shqiptar Kosova… i kanë dhënë leksion rivalit të qytetit.
Golat për Kosova Düsseldorf i shënuan Maximilian Stellmach (16’) Fatlum Ahmeti (54’) dhe Astrit Hyseni (72’). Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit. Njoftimi i plotë:
“Qyteti i Dyseldorfit na takon neve. Fortuna Dusseldorf është ekipi i cili merr pjesë në Bundesligen e dytë Gjermane.
Ekipi ynë për momentin është ekipi i dytë pas tij.
Në derbin e qytetit klubi ynë shënon fitore kundër ekipit me tradicion TuRU Düsseldorf me rezultat 0:3.
Golat për klubin tonë i shënuan Maximilian Stellmach (16’) Fatlum Ahmeti (54’) dhe Astrit Hyseni (72’)
Faleminderit për përkrahjen në numër të madh sot e shihemi në ndeshjen e radhës ku presim në shtëpi FC Viersen”, njofton FC Kosova.