FC KOSOVA DÜSSELDORF kryeson në Bezirksliga me 71 pikë
FC Kosova Düsseldorf ka shënuar fitoren e radhës me shumë vështirësi por të ruajtuar kreun e tabelës në Bezirksliga.
Skuadra kuqezi e cila menagjohet nga shqiptarët e ndershësh që jetojnë dhe veprojnë ne Gjermani ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Lohausener SV, në takimin e javës së 28-të.
Drama në Bezirksliga sa i përket luftës për vend të parë, e ku Kosova kryeson po ndjeket hap pas hapi nga ekipi TSV Eller 04.
FC Kosova ka 71 pikë sa ka edhe TSV Eller 04 në pozitën e dytë.
“Ndeshja kundër Lohausener SV përfundoi me rezultat 2:1 në të mirë të ekipit FC Kosova me një supergol nga goditja e lirë nga Ferdi Acar në minutën e 17’ dhe Max Stellmach u përkujdes për rezultatin përfundimtar 2:1 në minutën e 41-të.
FC Kosova Dusseldorf, ka faleminderur për përkrahjen dhe u ka kërkuar bashkatdhetarëve që ta vazhdojnë mbështetjen edhe keto gjiro të fundit duke qenë prezent edhe të dielën ku janë mysafir të Viktoria Buchholz”, thuhet në njoftimin e FC Kosova Dusseldorf.
Për të festuar fitoren e radhës nga ekipi i tyre i zemrës, pronari i restaurant “EMMAFISCH”, Azem Sadiki i ka gostitë me darkë gjithë stafin dhe lojtarët e FC Kosova 🇦🇱 Düsseldorf-it.
Renditja – pesë ekipet e para
1. FC Kosova – 71 pikë
2. TSV Eller 04 – 71 pikë
3. DJK Gnadental – 66 pikë
4. SG Benrath-Hassels – 63pikë
5. DJK Sparta Bilk – 50 pikë.