FC Kosova Düsseldorf lider në Landesliga

07 prill 2025 | 14:17

Të dielën klubi shqiptar FC Kosova Düsseldorf në kuadër të gjiros së 26 në Landesliga ka arritur të triumfoj me rezultat 2:0 ndaj VfB Hilden II, në një ndeshje ku funksionoj çdo repart e që i treguar të vendosur dhe efikase.
Golat për skuadrën shqiptare u shënuan nga Fatlum Ahmeti në minutën e 29-të, Ermir Sadria në minutën e 90-të. Me këtë fitore ekipi i FC Kosovës.. rendit i pari në tabelë me 60 pikë të tubuar, duke i ikur ndjekësit të parë me dy pikë.
Skuadra e FC Kosova Düsseldorf tani ka 2 pikë se VfL Jüchen i cili është në vendi i dytë.
Kujtojmë që të dielën e 13 prillit me fillimi në ora: 15:00,

FC Kosova Düsseldorf do të jetë mysafir i ndjekësit kryesor VfL Jüchen, dhe në rast se arrinë sukses atëherë fitorja do të jetë dëshmia kryesore se skuadra kuqezi e udhëhequr nga presidenti Bujar Neziri është afër që të bëjë historinë.
“Urime djemve për përkushtimin dhe luftën në fushë! Forca Kosova – bashkë drejt suksesit!”, shkruan në faqen e klubit. Vendi parë me 60 pikë të grumbulluara. Vazhdojmë të kemi sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në ligë. Me 70 gola të shënuar e vetëm 21 të pësuar pas 26 ndeshjeve të zhvilluara”, – njofton FC Kosova.

0202

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh.  SHALA - BAJGORA Sulmi nga varret politike: Ndonëse…