FC Kosova Düsseldorf mbanë seancë stervitore me trajnerët Mohammed El Mo El Mimouni dhe ndihmësin i tij Volkan Zengin

02 gusht 2024 | 15:41

Klubi më i suksesshëm shqiptar në Gjermani FC Kosova Düsseldorf, e cila është ngritur në një ligë më lartë ka bërë disa ndryshime duke filluar nga stafi teknik si dhe te lojtarët. Klubi ka ofruar si trajner Mohammed El Mo El Mimouni dhe ndihmësin e tij Volkan Zengin. Siç bën të ditur anëtari i kryesisë Muhamed Vila, trajnerët janë shumë të kënaqur me prurjet në klub dhe cilësinë e lojtarëve.

Trajneri El Mimouni u shpreh i bindur se ky është vendimi i duhur për karrierën e tij te FC Kosova Düsseldorf e.V. se beson fuqishëm në projektin e klubit që drejtohet nga presidentit Bujar Neziri.

“Jam shumë i lumtur për këtë vendim se FC Kosova Düsseldorf po vazhdon me renovimet dhe prurjet e reja, do të vijnë secila më cilësore”, ka thënë trajneri.

El Mimouni ka thënë se lojtarët e FC Kosova që në ditën e parë dukeshin në formë të mirë fizike e morale ku shihej një motivim e fokusim për të punuar seriozisht.

Ai ka thënë se ditëve në vijim grupi i futbollistëve do kompletohet ku do vazhdojnë përgatitjet për kampionin e ri, por dhe ka bërë të ditur se do të shtohen edhe më shumë konkurrenca në fazën ofensive.

FC Kosova Düsseldorf do të zhvilloj miqësoren me TSV Merrbusch ll, me datë 09 gusht në ora 19:30, ku edhe do të shihet forma e lojtarëve por dhe nevojat për rikuperim të pozitave.

Edhe ndihmës trajneri Volkan Zengin i cili më herët ishte trajner në Ratingen U18-U17 dhe U16 vitin e kaluar ka ushtruar si trajner U 16 në Unterrath. Zengin ka thënë se ndihet krenar se është bërë pjesë në shtëpinë e madhe në Düsseldorf te FC Kosova Düsseldorf.

“Bëhet fjalë për një ekip shumë te fortë dhe për kundërshtarët e fortë. Jo rastësisht kanë arritur në Landesliga 🇩🇪. Një skuadër me shumë futbollistë të huaj që nuk ka diferencë.

Mendoj që kemi mjaft kohë dhe ditët në vijim do të bëjmë analizë më të detajuar dhe do të mundohemi ti gjejmë pikat e dobëta dhe pikat e forta…!Besoj që kemi kualitet më shumë se ata gjithmonë duke u bazuar në atë se çka japim në fushë”, ka thënë ndër tjera me optimizëm të madh, ndihmës trajneri Volkan Zengin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,…