FC Kosova Düsseldorf me hapa të sigurtë drejt Oberligës

08 shkurt 2025 | 00:35

Klubi më i miri shqiptar në Diasporë, FC Kosova Düsseldorf, e cila garon në Landesligen gjermane, ka arritur fitore të madhe si musafire e Victoria Mennrath. FC Kosova… ka arritur fitore me rezultat 3-1. Me këtë fitore FC Kosova Düsseldorf ka dalë në vendin e parë me 42 pikë të tubuara.

Njoftimi i plotë i FC Kosova Düsseldorf:

Fitore e madhe në transfertë!

FC Kosova Düsseldorf siguron tri pikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Victoria Mennrath, duke përmbysur rezultatin dhe triumfuar me shifrat 1-3!

Pjesa e parë përfundoi me disavantazhin 1-0, por në pjesën e dytë ekipi tregoi karakter dhe shpirt gare. Qlirim Kashtanjeva ishte protagonisti kryesor me një dopietë fantastike (51’, 81’), ndërsa Fatlum Ahmeti vulosi fitoren me golin e tij në minutën e 75-të.

Një falënderim i veçantë për tifozët tanë që ishin të pranishëm dhe na përkrahën pa u ndalur! Bashkë drejt fitoreve të tjera!

#FCKosovaDüsseldorf #ForcaKosova #Fitore

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleistët e Asamblesë së 9-të Zgjedhore kanë zgjedhur Bordin e…