
FC Kosova Düsseldorf merr fitoren e radhës në Landesliga
28 mars 2025
| 23:10
Klubi shqiptar FC Kosova Düsseldorf i cili garon në Landesliga të Gjermanisë ka arritur fitoren e radhës në transfertë kundër DJK Fortuna Dilkrath. Shqiptarët e FC Kosova Düsseldorf kanë mundur kundërshtarët me rezultat 2:0, për t’i ikur vendit të dytë me 3 pikë diferencë.
Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit FC Kosova Düsseldorf.
Njoftimi i plotë:
FC Kosova Düsseldorf ka triumfuar me rezultat 0-2 në përballjen kundër DJK Fortuna Dilkrath!
Golat:
Arton Tolaj (52’)
Khalid Al Bazaz (62’)
Një paraqitje solide dhe një fitore e rëndësishme për ekipin tonë! Vazhdojmë me këtë ritëm!
#FCKosovaDüsseldorf #Fitore #ForcaKosova