FC Kosova Düsseldorf niset për parapërgatitje në Belek të Turqisë
FC Kosova Düsseldorf është nisur për Belek të Turqisë për fazën përgatitore për sezonin pranveror. Siç bëhet e ditur nga zyrtaret e klubit FC Kosova.. ekipi dhe stafi teknik do të qëndrojnë për 7 ditë në këtë qytet bregdetar për t’i mbushur nevojat fizike e teknike.
Njoftimi i plotë i klubit FC Kosova Düsseldorf:
Te nderuar bashkatdhetar, sponsorë, tifozë të FC Kosova Düsseldorf e.V.
Skuadra ka fluturuar sot drejt Turqisë, atje ku do ta zhvillojë fazën e dytë përgatitore për vitin 2025, para se të nis sezoni pranveror.
Presidenti dhe kryesia janë shumë te kënaqur me sukseset e fundit që i dha FC Kosova.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Mo El Mimouni veç e ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në Belek, atje ku me intensitetin e duhur do të bëhemi gati për kampionat, në mënyrë që pjesën e mbetur të edicionit të jemi 100% të gatshëm për betejat që na presin.