FC Kosova Düsseldorf organizon koncert humanitar me moton “Ndihmë objektit në ndërtim Hendikos-Ferizaj”

06 qershor 2024 | 17:54

FC Kosova Düsseldorf në bashkëpunim me mërgatën shqiptare dhe Shkolla Shqipe organizojnë koncert humanitar “Mërgata për persona me aftësi të kufizuar Handikos -Ferizaj”

Klubi Futbollistik “FC Kosova Düsseldorf” dhe Shkolla Shqipe në këtë qytet, të shtunën me fillim në ora 19:00, në Schönenkamp nr.1, 40599 Düsseldorf, organizojnë koncert humanitar, dedikuar objektit në ndërtim të HENDIKOS-it në komunën e Ferizajt.

Kështu është bërë e dituar nga drejtuesit klubit futbollistik FC Kosova Düsseldorf.

Klubi më i miri shqiptar i të gjitha kohërave në Gjermani, FC Kosova Düsseldorf, e cila ka arriture sukses të jashtëzakonshëm duke u ngritur në një ligë më lartë nga Bezirksliga në Landesliga ka ftuar mërgatën shqiptare që t’i bashkëngjitet këtij tubimi humanitar me moton: “Ndihmë objektit në ndërtim Hendikos-Ferizaj”.

Në këtë koncert humanitar do të këndojnë: Bendi TRIX me Veli Sahitin, Osman Shehu me bendin Fontana, Ekrem Imeri, Arsim Aliu etj, si dhe grupi i valleve Shkolla Shqipe Düsseldorf.

Koncerti mbahet ditën e shtunë me datë 8 qershor 2024, në ora 19:00 në Schönenkamp nr.1, 40599 Düsseldorf. Përveç këngëtarëve tashmë të njohur dhe mysafirëve të ftuar nga mërgata, në koncertin humanitar më 08-06 -24 ora  19.00h në Düsseldorf, pjesëmarrës do të jetë edhe drejtori Handikos nga Ferizaj z.Enver Kasumi me stafin e tij.

Njoftimi i plotë i FC Kosova Düsseldorf:

NJOFTIM VULLNETMIRË PËR BAMIRËSI.

Edhe një hap më afër realizimit të projektit madhor me vlera njerëzore.

Aksioni humanitar “Mërgata për persona me aftësi të kufizuar Handikos -Ferizaj”.

Përveç këngëtarëve tashmë të njohur dhe mysafirëve të ftuar nga mërgata, në koncertin humanitar më 08-06 -24 ora  19.00h në Düsseldorf ,do ta shoqërojë edhe drejtori Handikos nga Ferizaj z.Enver Kasumi me stafin e tij.

Mërgimtar e bashkatdhetarë të nderuar, ju ftojmë të merrni pjesë në “Koncertin Humanitar“

Dedikuar objektit në ndërtim, ”Aksionin Mërgata për persona me aftësi të kufizuar Handikos”, Ferizaj.

Organizator; —Fc.Kosova Düsseldorf. —Mërgata për persona me aftësi të kufizuara Handikos,Ferizaj. —Shkolla shqipe Düsseldorf. Humanizmi është pjesa më vitale dhe më e çmueshme e njerëzimit.!!! Koncerti humanitar fillon me datën 08-06-2024 në ora 19:00h Adresa; Schönenkamp nr.1 40599 Düsseldorf.

Ju mirëpresim dhe jeni të mirëseardhur në këtë event humanitar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 07.06.2024 Punime të…