
FC Kosova Düsseldorf organizon Kupën e Kosovës për vitin 2025 në Gjermani
Nën patronatin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, organizohet turneu tradicional i “Ekipeve Shqiptare” në futboll për Kupën e Mërgatës. Nikoqir i këtij eventi do të jetë klubi më i suksesshmi shqiptar në Gjermani, FC Kosova Düsseldorf. Turneru tradicional do të mbahet me 19-20.04.2025.
“FFSH Gjermanisë dhe FC Kosova i mirëpresin të gjitha ekipet me zemërgjerësi dhe bëjnë apel për regjistrim të hershëm, në mënyrë që Kupa e Mërgatës të zhvillohet dhe të jetë sa më e dinjitetshme dhe madhështore. Afati për tu regjistruar klubet pojesëmarrse është deri më datën 15 prill 2025”. Kështu thuhet në njoftimin për medie nga FC Kosova Düsseldorf.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë dhe ftojmë opinionin sportdashës si dhe mërgatën shqiptare në përgjithësi, se nën patronatin e FFSH Gjermanisë organizohet turneu tradicional i “Ekipeve Shqiptare” në futboll për Kupën e Mërgatës 19/20/.04.2025.
Nikoqirë i kësaj kupe, në bashkëpunim të ngushtë me FFSH Gjermanisë, do të jetë FC Kosova Düsseldorf (Landesliga), e cila ndihet e privilegjuar për besimin e dhënë për organizimin e këtij eventi sportiv për të tretën herë, me radhë pas viteve 1998 dhe 2021.
FFSH Gjermanisë dhe FC Kosova i mirëpresin të gjitha ekipet me zemërgjerësi dhe bëjnë apel për regjistrim të hershëm, në mënyrë që Kupa e Mërgatës të zhvillohet dhe të jetë sa më e dinjitetshme dhe madhështore.
Turneu do të hapet zyrtarisht nga FFSH Gjermanisë në orën 10:00h.
Në kuadër të turneut do të keni mundësinë të argëtoheni, edhe valle tradicionale nga Shkolla Shqipe e Düsseldorfit dhe Grupi i Valltarëve “Dardania”.
Ju mirëpresim dhe ju dëshirojmë suksese të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në “Kupën e Mërgatës Shqiptare” në Gjermani!
Kryesia e FC Kosovës
07.04.2025 Düsseldorf.
Kupa e Kosovës 2025 në Gjermani
Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani (FFSHGJ) organizon Kupën e Kosovës për vitin 2025, e cila do të mbahet më 19 dhe 20 prill 2025 në Düsseldorf, me nikoqir FC Kosova Düsseldorf (Landesliga).
Kush ka të drejtë pjesëmarrjeje?
Vetëm klubet shqiptare të regjistruara në Gjermani që garojnë në ligat gjermane dhe që janë ose bëhen anëtare të FFSHGJ-së.
Afati për paraqitjen e ekipeve: deri më 15.04.2025
Secilit klub që paraqitet i kthehet konfirmimi. Nëse nuk merrni konfirmim, ju lutemi të na kontaktoni.
Kontakti:
Email: [email protected]
Tel: 015111658639 / 01788888073
Mos e humbisni këtë ngjarje të madhe sportive shqiptare në diasporë!