FC Kosova Düsseldorf, radhitë fitoret në Landesliga
Klubi futbollistik Kosova Düsseldorf që luan në Landesliga të Gjermanisë, ka arritur një fitore spektakolare ndaj SSV Bergisch Born me rezultat 7:0. Klubi shqiptar FC Kosova Düsseldorf me presidentin Bujar Neziri, po ecë me hapa të sigurtë drejt fitores së titullit kampion dhe mundesisë së artë për tu renditur në një rang më lartë. Klubi shqiptar prinë në tabelë me 29 pikë të tubuara në 12 ndeshje.
Për këtë fitore spektakolare klubi ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe simpatizantët e klubit.
Njoftimi i plotë i klubit:
Klubi ynë ka arritur një fitore spektakolare me rezultatin 7-0 ndaj SSV Bergisch Born. Golat për ekipin tonë u shënuan nga Arton Tolaj (9’, 67’), Shkelqim Hyseni (28’), Bujar Idrizi (62’), Qlirim Kashtanjeva (63’) dhe Naser Ilazi (86’). Kjo fitore e thellë tregon formën e shkëlqyer të skuadrës dhe përkushtimin për sukses në kampionat.
Një falënderim i veçantë shkon për tifozët tanë të mrekullueshëm që ishin në mbështetje të skuadrës. Prania dhe energjia juaj në stadium ishin një motivim shtesë për lojtarët tanë që dhanë maksimumin në fushë. Së bashku, jemi më të fortë! Ju faleminderit që jeni gjithmonë pranë nesh. Forca Kosova Düsseldorf!