FC Kosova Düsseldorf: Të jemi bashkë për drejtësi
Klubi futbollistik FC Kosova Düsseldorf dhe shumë shqiptarë nga qytetete e ndryshme të Gjermanisë sot morën rrugën për në Hagë që të marrin pjesë në protestë me kërkesa të forta për drejtësi.
“Sot këtu jemi për t‘u solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë, këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohet të gjykohen luftëtarët e lirisë, është thënë në faqen zyrtare të “FC Kosova Dusseldorf.
Tubimi i shqiptarëve në Hagë ishte në mbrojtjen e vlerave te luftes se UÇK-së dhe te shtetit të Kosovës, sepse lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër.
Protesta “Bashkë për Drejtësi“ në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ishte paqesore. “Ne besojmë në pafajësinë e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit në moralin e lartë dhe vetësakrifikimin e tyre për të mirën e atdheut tonë Kosovë”, është thënë ndër tjera përmes “Facebookut”, të klubit futbollistik.
Lavdi luftës së pastër të Ushtrisë çlirimtare të kosovës,të bindur se drejtësia do të triumfojë përherë!
FC Kosova Düsseldorf e.V.