FC Kosova merr pjesë në turnirin e futbollit në Radda të Toskanës
13 qershor 2023
| 17:09
Një grup të rinjsh bashkatdhetarë nga Vërrini dhe Kosova që jetojnë në Toskanë të Italisë, kanë themeluar FC Kosova, një ekip të futbollit të vogël.
Patriot Krasniqi nga Prizreni, me prejardhje vërrinase, ka njoftuar në “Facebook” se ky ekip do të marrë pjesë në turnirin e organizuar në Rada, në mesin e shumë ekipeve të tjera.
“FC Kosova, po marrim pjesë në një ndër turnirët më të mëdha që është duke u organizuar në Chianti Radda. Krenari të përfaqësojmë vendin tonë”, ka shkruar ndër të tjera ai.