FC Liqeni shpallet kampion i Kosovës në futsall
19 qershor 2022
| 00:03
FC Liqeni është shpallur kampion i Kosovës në futsall.
Klubi nga Drenasi ka mposhtur FC Liburn pas ekzekutimit të penalltive (5-3) pasi pjesa e rregullt ka përfunduar baras 4-4.
Me këtë rast, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka uruar FC Liqenin për titullin kampion.
“Sonte në palestrën e sporteve ‘Hysni Jetullahu’ në Drenas, FC Liqeni u shpall kampion i Kosovës në futsall. Urime djema, suksese e ju priftë e mbara!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.