FC Liria liron nga detyra trajnerin Bledar Devolli
21 janar 2025
| 11:48
FC Liria ka ndarë rrugët me trajnerin Bledar Devolli. Klubi prizrenas e ka liruar nga detyra trajnerin nga Shqipëria, derisa e ka falënderuar për kontributin e dhënë në klub.
“Klubi FC Liria njofton se trajneri Bledar Devolli është liruar nga detyra. Si një qytet me traditë dhe kulturë, Liria duhet të respektohet si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Synimet e klubit janë të qarta dhe do të vazhdojmë së bashku drejt suksesit! Falënderojmë trajnerin Devolli për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e klubit dhe i urojmë suksese në të ardhmen. FC Liria vazhdon përpara me të njëjtin përkushtim dhe ambicie për të arritur objektivat tona!”, thuhet në njoftim e Lirisë.
/Epoka e re/