FC Prishtina 01 është gati për Main Round, synon një vend që i dërgon në Elite Round

23 tetor 2024 | 12:49

Kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01 do të fillojë sot (e mërkurë) ndeshjet e grupeve në Main Round, ku është edhe organizator i ndeshjeve të Grupit 2.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do të pres Ligën e Kampionëve në futsall, ku klubi FC Prishtina 01 është organizator i kësaj ngjarje.

Nga sot (e mërkurë), 23 tetor e deri të shtunën, më 26 tetor, Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të pres klubet e njohura si Sporting Braga, SK Plzen dhe MNK Olmissum.

Ndeshjen e parë, kampioni i Kosovës e zhvillon sot, më 23 tetor, ndaj MNK Olmissum, ndeshje e cila fillon nga ora 20:00.

Një ditë më pas, më 24 tetor, FC Prishtina 01 do të përballet me SK Plzen, ndërsa më 26 tetor, në ndeshjen e  fundit, do të luajë ndaj gjigantëve portugez, Sporting Braga.

Nga ky grup do të kualifikohen tri ekipe dhe vetëm një do të bie, me Prishtinën 01 që do të ketë gjasa reale për të kaluar përsëri në Elite Raund apo në mesin e 16 ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve në futsall.

Skuadra kryeqytetase është bërë gati për këto ndeshje, ndërsa pret edhe gatishmërinë e tifozëve për këto ndeshje, për t’i ndihmuar në arritjen e madhe.

Vlen të theksohet se Prishtina 01 edhe në sezonin e kaluar arriti në mesin e 16 ekipeve më të mira në Evropë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuredin Ibishi është paraqitur në Gjykatën Speciale të Hagës. Komandant…