FC Prishtina 01 i nis me fitore bindëse parakualifikimet për Ligën e Kampionëve
23 gusht 2023
| 21:48
Kampioni i Kosovës në futsall, FC Prishtina 01 ka shënuar fitore bindëse ndaj kampionit të Islandës, Ísbjörninn, me rezultat 11:1 në ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve në paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e hapi goli i Halim Selmanajt, ndërsa islandezët barazuan menjëherë në 1-1.
Më pas nisi dominimi i kampionit tonë që e mbylli pjesën e parë me rezultat 5:1, ndërsa ndeshjen në tërësi me rezultat 11:1.
Ylli Mazreku shënoi het-trik, ndërsa nga dy gola i shënuan Ari Kaqanolli dhe Drilon Maxharraj.
Nga një herë shënuan Fitim Krasniqi, Malush Qerimi, Ermir Kryeziu dhe Halim Selmanaj.
Nesër FC Prishtina 01 luan ndaj skuadrës Utlerira nga ora 16:00.