![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/fc-prishtina-01.jpg)
FC Prishtina 01 mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve
11 korrik 2023
| 14:06
Kampioni i Kosovës në futsall, FC Prishtina 01 ka mësuar kundërshtarët e grupit në Ligën e Kampionëve.
Sot (është hedhur shorti për grupet në raundet preliminare në Ligën e Kampionëve në futsall, ku prezent ishte presidenti i klubit, Bledion Bryma.
Prishtina 01 është shortuar në Grupin D, ku si kundërshtar do t’i ketë KSC Lubawa (Poloni), Utleira Idrettslag (Norvegji) dhe Isbjorninn (Islandë). Ndeshjet e këtij raundi para-kualifikues do të zhvillohen nga data 22 deri në 27 gusht në Poloni.Vendi i parë i grupeve do t’i bashkohet ekipeve tjera me koeficiente më të lartë në “main-raund” me ndeshjet që zhvillohen nga 24 deri në 29 tetor.