FC Prishtina 01 transferon lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë
17 gusht 2022
| 14:00
Klubi kryeqytetas i futsallit, FC Prishtina 01 ka bërë një transferim të madh këtë verë, duke nënshkruar me lojtarin e njohur Halim Selmanaj.
FC Prishtina 01 pasi ka nënshkruar me disa emra të njohur ditëve të fundit, të mërkurë e ka konfirmuar edhe transferimin më të madh të verës.
“FC Prishtina 01 është e lumtur t’iu njoftojë se ka arritur marrëveshje me Halim Selmanaj. Ylli i futsalit shqiptar këtë sezon do t’i mbrojë ngjyrat bardhë kaltër. Ai gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur te Liburni, ku ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm. Selmanaj është edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në futsal. Duke i njohur kualitet e tij, FC Prishtina 01 është e bindur në arritjen e objektivave”, ka njoftuar FC Prishtina 01.