FC Prishtina, pran anëtarësimit në ECA
Kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi sot priti në takim shefin e punëve të klubeve të European Club Association, Olivier Jarosz, i themeluar më 2008 nga Andrea Agnelli, pronar i Juventusit. ECA është pasardhëse e ish-grupit të klubeve, e njohur si G-14.
“ECA” ka mbi 232 klube në ombrellën e saj, kryesisht klubet më të mëdha nga çdo shtet evropian. Në takim u fol për mënyrën e bashkëpunimit, për detyrimet e asociacionit në fjalë karshi klubeve dhe anasjelltas.
“Thjesht edhe një përvojë tjetër e madhe, sidomos në aspektin organizativ të klubeve dhe legjislacioneve juridike të sportit në federatat e shteteve evropiane dhe programeve të ndryshme të bashkëpunimit. FC Prishtina do të jetë së shpejti anëtare e grupimit më të madh të asociacioneve të klubeve në Evropë”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.