FC Prishtina: Edhe një fitore e Vokrrit kundër Prishtinës
Pas vendimit që ndeshja e fundit kampionale në mes Prishtinës dhe Dritës të mos zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ka reaguar skuadra e Prishtinës, e cila këtë vendim e vlerëson si një fitore të radhës të kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri kundër Prishtinës.
“Edhe një fitore e Fadil Vokrrit kundër Prishtinës. Nuk mbizotëroi arsyeja edhe pse të gjithë përgjegjësit ishin për t’u zhvilluar ndeshja në stadiumin e qytetit – ishte Vokrri që me presion të paparë e të padëgjuar duke mos fjetur tërë natën e mbase duke qëndruar te ‘Bata’ në Graçanicë, nuk la birë pa thirr e duke arritur qëllimin duke e penguar të zhvillohet ndeshja në stadiumin tonë. Dikur jetonte me ndihma në Francë e pastaj drejtori i klubit me 3.000 euro rrogë, sot fuqishëm e paturpësisht e luftoi klubin që e kaliti, klubin që e ktheu në vendlindje duke e amnistuar nga ngjarjet që opinioni kurrë nuk do t’ia harrojë gjatë viteve 90-ta. Ai sot manipuloi me tërë institucionet, por jo edhe me opinionin publik, jo me adhuruesit tanë e jo me banorët e qytetit. Prishtina është më e madhe se çdo individ”, thuhet në reagimin e FC Prishtinës.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)