FC Prishtina ia beson postin e trajnerit, ky është reagimi i Currit
FC Prishtina pas suksesit në garën e Kupës nën udhëheqjen e Debatik Currit vendosi që t’ia besojë postin e trajnerit.
Curri ka deklaruar se është privilegj emërimi në këtë pozitë, derisa ka premtuar se do të punoj fuqishëm për t’i sjellë skuadrës suksese të reja.
“Jam shumë i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin e zemrës, FC Prishtina. Vendimin për emërimin si kryetrajner, e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, është privilegj për mua. Kjo më jep përgjegjësi që të vazhdoj t’i ushtrojë detyrat e mija të plota që këto suksese t’i përsërisë edhe në edicionin e ri. Objektivat e skuadrës janë të qarta. Ekipi ka shumë futbollistë të rinj të talentuar që do të jenë shtylla kryesore e skuadrës. Ndërsa pres që klubi në ditët në vazhdim do të më ofroj edhe futbollistët që kam planifikuar t’i kem për sezonin e ri. Dua të falënderoj udhëheqësit e klubit dhe drejtorin sportiv Driton Krasniqi, për besimin e dhënë. Jam i bindur se do të vazhdojë rrugën e lavdishme të një klubi siç është Prishtina”, ka deklaruar Curri për faqen e klubit.