FC Prishtina jep detaje për ndeshjen e anuluar
Skuadra FC Prishtina ka njoftuar se ndeshjen e anulojnë autoritetet e Gjibraltarit dhe jo UEFA.
Ky klub thekson se të gjithë 8 futbollistët që kanë testuar pozitiv në Gjibraltar, me t’ u kthyer në Kosovë, klubi do t’ i dërgojë në testim në laboratorët e licencuar nga UEFA, SynLab në Shkup, apo në Tiranë, njofton Klan Kosova.
“Me vendimin e autoriteteve lokale të Gjibraltarit, përfundimisht ndeshja nuk do te zhvillohet”.
“FC Prishtina, ka qenë tërë kohën në kontakt me Delegatin e UEFA-s, autoritetet lokale dhe me selinë e UEFA-s. Nga autoritetet lokale, ekipit tonë iu është kërkuar të qëndrojë në karantinë dhe të mos lëvizë në asnjë mënyrë nga hoteli, kurse UEFA nuk ka marrë një vendim sot, përderisa vetëm ka përcjell vendimin e Autoriteteve Lokale të Gjibraltarit”.
“FC Prishtina, ka dërguar në UEFA edhe formacionin e mundshëm startues, pjesë e të cilit kanë qenë 10 futbollistë që kanë testuar negativ dhe 1 që sot ka testuar pozitiv, por që paraprakisht e ka kaluar COVID-19, para rreth 1 muaji, duke e bërë kështu shumë të çuditshëm testimin në Gjibraltar. Klubi ka shprehur gatishmërinë në UEFA që ndeshjen ta zhvillojë edhe pa zëvendësime, përkatësisht pa përfshirjen në lojë të asnjërit prej 7 futbollisteve tjerë që testuan sot pozitiv. Të gjithë 8 futbollistët që kanë testuar pozitiv në Gjibraltar, me t’ u kthyer në Kosovë, klubi do t’ i dërgojë në testim në laboratoret e licensuar nga UEFA, SynLab në Shkup, apo në Tiranë”.
“Skuadra kthehet sonte në Prishtinë”.