FC Prishtina konfirmon largimin e pesë futbollistëve
Skuadra fituese e Kupës së Kosovës në futboll, FC Prishtina ka njoftuar se në këtë afat kalimtar janë larguar plotë pesë futbollistë përfshi edhe kapitenin Armend Thaqi.
Klubi kryeqytetas ka falënderuar futbollistët në fjalë për kontributin e dhënë dhe u ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.
Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:
Pesë futbollistë të larguar
FC Prishtina iu falënderon dhe iu uron sukses
Megjithëse i tërë klubi është i preokupuar në përgatitjen e lëndës për rastin “Gjibraltar” për në “CAS”, kanë ndodhur pesë ndryshime nga skuadra.
Janë larguar, Armend Thaqi, Ahmed Januzi, Diar Miftararaj, Ahmet Haliti dhe Meriton Korenica.
Skuadra i falënderon për kontributin e dhënë, sidomos në një edicion kaq të vështirë për klubin, sidomos pas rastit të ngjarjeve në Gjibraltar.
Klubi iu kërkon të falur nëse jeni ndjerë të lënë pas dore, iu falënderon për ditët e kaluara në FC Prishtina dhe iu uron sukses në vazhdim të karrierës.
FC Prishtina së shpejti do të njoftojë për futbollistët që do t’i bashkohen ekipit bardhekaltër.
(V.Z / Epoka e re)