FC Prishtina konfirmon Ramadanin si pasues të Dallkut

16 shtator 2020 | 13:27

FC Prishtina pak orë pasi konfirmoi largimin e Armend Dallkut, njoftoi se trajner për sezonin e ri do të jetë Zekirija Ramadani, i cili ishte shpallur kampion i Kosovës me Trepçën ’89 dhe Feronikelin.

“FC Prishtina ka angazhuar kryetrajnerin e 23-të pas luftës. Ish-kapitenin dhe kryetrajnerin Armend Dallku, do ta pasojë trajneri 42-vjeçar, i lindur në Shkup më 21 janar, 1978, Zekirija Ramadani. Ramadani para Prishtinës ka udhëhequr Shkupin (2014-2015 dhe 2018), Flamurtarin e Vlorës (2016), Trepçën ’89 (kampion, 2017), Feronikelin (2017 dhe kampion, 2018/19)”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Ramadani, si futbollistë është paraqitur për Shkëndijën (1995-1999 dhe 2009/10), Shkupin (1999-2004), Bashkimin Kumanovë (2004/05), Vëllazërimin Kërçovë (2005), Belasitsa Bullgari (2006/07), Rabotniçki (2006), Besa Kavajë (2007/08), Qarabag Azerbajxhan (2008/09), Vardar (2010) dhe Flamurtari Vlorë (2010/11).

Ramadani kundër Prishtinës ka udhëhequr në katër ndeshje Feronikelin (1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, 2:2) dhe me Trepçën ’89 dy ndeshje (1 barazim dhe 1 humbje, 1:1).

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka ndezuar rrjetin teksa…