FC Prishtina konfirmon uljen e çmimit të biletave
Finalistja e Kupës, FC Prishtina ka njoftuar se janë liruar çmimet e biletave për finalen e Kupës, raporton “Epoka e re”.
Klubi prishtinas ka bërë të ditur se çmimet zyrtare janë: tribuna perëndimore 5 euro, tribuna lindore 3 euro dhe jugu e veriu nga 2 euro.
Siç dihet kryeqytetasit në finalen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” përballen me Gjilanin.
Njoftimi i plotë i FC Prishtina:
??????? ?̧????? ? ???????? ??̈ ??????? ??̈ ????̈? ??̈ ??????̈?, ?? ??????? – ?? ??????????
Me kërkesë të klubeve finaliste SC Gjilani dhe FC Prishtina dhe me miratimin e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, janë liruar çmimet e biletave për finale e Kupës së Kosovës ndërmjet SC Gjilanit dhe FC Prishtinës.
Çmimi i biletave të finales është si vijon: Tribuna perëndimore 5 euro, tribuna lindore 3 euro dhe jugu e veriu nga 2 euro.
Biletat do të dalin në shitje ditën e hënë (29 maj) dhe do të shiten në sistemin online.
FC Prishtina me kohë do t’ju njoftojë për linkun dhe procedurat e blerjes së biletave.
Tifozët e Gjilanit do të vendosen në tribunën veriore, derisa “Plisat” e FC Prishtinës, do të vendosen në tribunën jugore. Për të dyja grupet e tifozëve, FFK do t’i ndajë nga 200 bileta falas.
Ndeshja do të zhvillohet më 5 qershor, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.