FC Prishtina: Lilaj, futbollisti më i shtrenjtë në tridhjetë vitet e fundit në Kosovë

31 gusht 2020 | 16:10

FC Prishtina e ka prezantuar transferimin e mesfushorit Sabien Lilaj.

Klubi kryeqytetas e ka vlerësuar Lilajn si mesfushorin më të talentuar në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, derisa bëri me dije se ai është transferim ë i shtrenjtë i transferuar në tridhjetë vitet e fundit në Kosovë.

“Sabien Lilaj, ikona e Skënderbeut të artë. Mesfushori më i talentuar i Kategorisë Superiore. Futbollist me pak klube. Prishtina vetëm skuadra e gjashtë në karrierë. KF Tirana nga moshat e reja (1999-2011), Lokomotiva Zagreb (2011-2012), Skënderbeu (2012-2018), Gabala, Azerbajxhan (2018-2019) dhe Sektizia Nes Tziona, Izrael (2019-2020). Ka dëshirë: Prishtina të arrijë titullin dhe të mbetët klubi i fundit në karrierë! Pa dyshim, Sabieni është futbollisti më i shtrenjtë i transferuar në tridhjetë vitet e fundit, si i Prishtinës, po ashtu edhe i kampionatit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“La Casa De Papel” do të kthehet me sezonin e…