FC Prishtina mbërrin në Gjibraltar, futbollistët testohen për Covid-19

21 gusht 2020 | 13:57

Fituesi i Kupës së Kosovës në futboll, FC Prishtina, ka shkuar në Gjibraltar për herë të dytë brenda pak ditësh për të zhvilluar ndeshjen para-kualifikuese për Ligën e Evropës ndaj Lincoln Red Imps.

Lajmi për zbarkimin në shtetin e vogël të Gjibraltarit, për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori sportiv i ekipit, Granit Begolli.

“Po, skuadra ka arritur në Gjibraltar dhe më të hyrë atje janë testuar për COVID-19”, deklaroi shkurtimisht Begolli.

Kujtojmë se Prishtina do të luajë nesër (e shtunë) ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës, në rast se gjithë futbollistët e grumbulluar rezultojnë negativ në testit për coronavirus.

Kjo pasi për këtë shkak se para pak ditësh kjo ndeshje u shty për të shtunën pasi tetë lojtarë të Prishtinës rezultuan pozitiv. Ndeshja është e paraparë të zhvillohet prej orës 18:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se janë të…