FC Prishtina: Me kërkesë të futbollistit, Jashari lirohet nga ekipi
08 janar 2025
| 15:28
Për largimin e futbollistit Igball Jashari ka reaguar edhe skuadra e Prishtinës. Kjo e fundit konfirmoi se largimi erdhi pas kërkesës së Jasharit, i cili të mërkurën është prezantuar te Drenica.
“Igball Jashari, me kërkesën e tij, ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për të shkëputur kontratën. Jashari me FC Prishtinën ka debutuar në sezonin 2022/23 ku në atë edicion kishte katër paraqitje dhe një asistim. Ndërsa këtë edicion ka pasur 9 paraqitje duke realizuar edhe një gol. Në total në dy vite, Jashari me FC Prishtina ka regjistruar 35 paraqitje, 3 gola dhe 1 asistim. FC Prishtina falënderon ‘Igin’ duke i dëshiruar sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.