FC Prishtina pëson në ndeshjen e parë miqësore në Turqi

22 janar 2022 | 19:07

FC Prishtina ka humbur në ndeshjen e parë miqësore në tokën turke. Kështu kanë bërë të ditur vet klubi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Prishtina ka pësuar me rezultat 4:0 nga skuadra e elitës së futbollit ukrainas, Chornomoresti Odesa në duelin e zhvilluar në Belek të Antalias.

Borislav Tsonev (30′), Nazarius Rusin (32′), Vanzhav (69′) dhe Titasville (79′) realizuan golat për ekipin ukrainas.

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq, në këtë takim provoi shumicën e futbollistëve.

Prishtina e nisi ndeshjen me këtë përbërje: Haxho, B. Krasniqi, Pllana, Mici, Karabeci, Boshnjaku, Mankenda, Mone, Hoti, E. Krasniqi, John.

U aktivizuan edhe: Cenaj, Zeka, Ismajli, Aliu. Kryeziu, Tolaj, Shabani, Prapashtica.

Prishtina ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau më 26 janar.

#forcaPrishtina
#krejtpërprishtinën

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar rekomandimin…