FC Prishtina rikthehet në Kosovë
02 shkurt 2021
| 14:45
Ekspedita e Prishtinës të hënën në mbrëmje është rikthyer në Kosovë pas 14 ditëve të fazës përgatitore në Turqi. Klubi prishtinas në faqen zyrtare ka njoftuar se trajneri i ka dhënë futbollistëve dy ditë pushim.
“Kryetrajneri Ramadani i ka dhënë ekipit pushim dyditor, ndërsa i rikthehet seancave stërvitore të enjten. Gëzon fakti që gjatë qëndrimit në Antalya nuk ka futbollistë të lënduar dhe skuadra po gëzon formë optimale fizike”, thuhet në njoftimin e skuadrës “bardhekaltër”.
Prishtina po ashtu ka njoftuar se në ditën e fundit të afatit kalimtar sulmuesi Dhurim Zhuri është huazuar në Besë të Pejës.
/Epoka e re/