
FC Prishtina zbarkon në Turqi, nis misioni ‘Antalia’
18 janar 2022
| 13:58
FC Prishtina ka arritur në Antalia të Turqisë teksa mëngjesin e sotëm është akomoduar në hotelin Titanic në Lara.
Ekspedita e skuadrës “bardhekalër” ditën e sotme e ka kryer edhe stërvitjen e parë nën drejtimin e stafit teknik të udhëhequr nga trajneri Abdulah Ibrakoviq.
Si fillim futbollistët kanë kryer ushtrime të fitnesit derisa pasdite janë planifikuar stërvitjet në fushat e kompleksit të hotelit. Gjendja e të gjithë futbollistëve është e mirë.