FC Shkupi: Andrej Lavarov, ishte një shpirt hero, ai vdiq duke ndihmuar të tjerët

16 mars 2025 | 15:47

Klubi FC Shkupi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e futbollistit Andrej Lavarov.

Në një postim në “Facebook”, ky klub thotë se si një shpirt hero që ishte, Lazarov ka vdekur duke u përpjekur të ndihmojë të tjerët të shpëtojnë nga ambienti i kapluar nga zjarri

“Ai u helmua nga tymi gjatë përpjekjeve të tij për të shpëtuar jetë, duke treguar guxim dhe humanizëm deri në momentin e fundit. Veprimi i tij heroik do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë, si një dëshmi e karakterit të tij fisnik dhe zemrës së tij të madhe”.

“Kjo është një humbje e madhe për klubin tonë, për shokët e ekipit dhe për gjithë komunitetin e futbollit. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë në këto momente, në këtë tragjedi prej më të mëdhave në histori që e ka kapluar klubin tonë!”.

“FC Shkupi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe gjithë familjes së madhe të klubit tonë.  Andrej ishte vetëm gjashtë muaj pjesë e Shkupit, por emri i tij do të mbetet i pashlyer gjithmonë si pjesë e skuadrës sonë”, është thënë në njoftimin e FC Shkupit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të përpjekjeve për të rikthyer funksionalitetin e procesit…