FC Suhareka fillon përgatitjet, i pranishëm edhe kryetari Bali Muharremaj

05 korrik 2023 | 16:39

Në ambientet e stadiumit “Boka” sot FC Suhareka ka filluar përgatitjet për edicionin e ri 2023/24. Nën udhëheqjen e trajnerit Granit Begolli dhe stafit të tij skuadra përfundoi stërvitjen e parë e që ishte më e lehtë.

Nën praninë e kryetarit të klubit, Rrustem Aliaj i cili u njoftua nga afër me lojtarët dhe gjithë stafin duke uruar një fillim të mbarë dhe të suksesshëm ku premtoi përkrahje maksimale nga e gjithë kryesia për të arritur objektivat e kërkuar dhe mbajti një fjalim drejtuar të gjithëve. I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili gjithashtu mbajti një fjalë. Klubi e ka falënderuar kryetarin Muharremaj për përkrahjen dhe për bashkëpunim.

Kjo skuadër do vazhdojë përgatitjet intensive deri në fillimin e kampionatit të ri, për përforcimet e reja pritet që brenda javës skuadra të jetë e kompletuar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yjet më të ‘nxehta’ të Hollywoodit u mblodhën në festën…