FC Suhareka: Fituam një superyll, Eurolind Avdimetajn

23 dhjetor 2024 | 14:40

FC Suhareka e mbylli sezonin vjeshtor me humbje, pasi është mposhtur Ballkani me rezultat 0-2.

Skuadra që garon për herë të parë në Superligë është shprehur e lumtur që edhe përkundër humbjes, ka fituar edhe një yll. Në fakt, në këtë ndeshje debutoi Eurolind Avdimetaj.

“Në xhiron përmbyllëse të stinorit vjeshtor zhvilluam ndeshjen e derbit lokal ndaj skuadrës së Ballkanit ku, për fat të keq, pësuam humbje, por fituam një super yll të futbollit ku me një debutim ëndrrash e përjetoi portieri ynë 19-vjeçar Eurolind Avdimetaj. Përkundër disfatës paraqitja e Avdimetajt ishte e jashtëzakonshme prej 7 goditjeve në portë 5 pritje të 100 % për gol e me shumë dalje të suksesshme ishin statistikat që pati gardiani ynë i ri i portës. Me një potencial shumë të madh rruga drejt majave është e hapur një fillim i shkëlqyer për një karrierë premtuese, vazhdo të shkëlqesh dhe t’i përmbushësh ëndrrat e tua në fushën e blertë përkrahja jonë dhe e shokëve të skuadrës do të vazhdojë të jetë edhe më e madhe në vazhdim”, thuhet në postimin e Ballkanit.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar koalicionin AAK -…