FC Suhareka përforcohet me Betim Halimin
27 gusht 2024
| 11:18
Klubi i Superligës në futboll, FC Suhareka ka njoftuar se transferim ë i ri i skuadrës është Betim Halimi.
Halimi ka një përvojë të madhe ku ishte pjesë e disa skuadrave vendor, por edhe për një kohë luajti edhe në Shqipëri, Ukrainë dhe Estoni.
“Halimi me shumë përvojë përforcon portën tonë së fundmi pjesë e SC Gjilani e në të kaluarën ka mbrojtur portat e shumë skuadrave si vendore e jashtë vendit si FC Drita, KF Hajvalia, JK Trans Narva, Olimpik Donetsk, FC Prishtina, FK Kukësi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Suharekës.
/Epoka e re/