FC Suhareka transferon Endrit Krasniqin
FC Suhareka ka njoftuar se e ka transferuar mesfushorin e njohur Endrit Krarasniqin, i cili edicionin e fundit ishte pjesë e KF Shkëndija nga Tetova.
Krasniqi ka luajtur në të kaluarën për Prishtinën e Dritën, kurse me Suharekën ka nënshkruar për tri vitet e ardhshme.
Njoftimi i plotë nga FC Suhareka:
✍️📄𝗘𝗡𝗗𝗥𝗜𝗧 𝗞𝗥𝗔𝗦𝗡𝗜𝗤𝗜 𝗻𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗿𝗶 𝗶 𝗸𝗹𝘂𝗯𝗶𝘁 𝘁𝗼𝗻𝗲̈.
▶️Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me super mesfushorin ENDRIT KRASNIQI i cili është përforcimi ynë i ri.
💣SuperKRASNIQI mesfushori me tipare fantastike e me cilësi të hatashme pas shumë ofertave i besoi projektit të klubit tonë duke u bërë pjesë e jona për 3 vitet e ardhshme me shumë përvojë e së fundmi pjesë e KF Shkëndija nga Tetova e më parë pjesë e kryeqytetit tek FC Prishtina kampion e duke fituar kupën e superkupën e Kosovës gjithashtu kampion me FC Drita.
Endriti udhëtoi drejt Zvicrrës ku mes presidentit z.Rrustem Aliaj dhe aksionarit z.Shaqir Rrahmanaj u bë prezantimi zyrtar.
𝗣𝗲̈𝗿 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈ ! 💛🖤